Maj 8, 2019 | Wednesday

Zyra e BE-së dhe Europe House lansojnë Fushatën për Zhvillim Ekonomik

Me datë 7 maj 2019, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Europe House lansuan fushatën e tretë me radhë, kësaj radhe me fokus në zhvillim ekonomik.

“Të flasim për ekonominë” është fushata e radhës që po implementohet nga Europe House, e cila për javët në vazhdim do të organizojë panele, vizita, debate, gara të ndryshme të cilat do të ndihmojnë në reflektimin rreth zhvillimit ekonomik por edhe në ndihmën për ndërmarrësitë e reja.

Hapja e fushatës u bë në zyret e kompanisë GJIRAFA – një prej kompanive më të suksesshme në vend. Nataliya Apostolove – Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë u shpreh e kënaqur me nisjen e kësaj fushate.

Në hapje folën edhe Vjosa Berisha – kryesuese e ekipit në Europe House, Mergim Cahani – CEO në Gjirafa si dhe Greta Kamberi – pjesë e kompanisë Gjirafa.