Korrik 24, 2020 | Friday

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës lansojnë fushatën sensibilizuese rreth COVID 19

Me 23 korrik 2020, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës e kanë lansuar një fushatë online e cila synon senzibilizojë qytetarët rreth situatës momentale të krijuar nga pandemia e COVID 19. 

Me anë të dy fazave, fushata do të informojë qytetarët në mënyrë të qartë mbi masat që ata duhet të marrin në jetën e tyre të përditshme drejt parandalimit të infektimit me virusin në fjalë.

Promovuar me anë të rrjeteve sociale, fushata po vazhdon dhe do të prekë mbi çështje që kanë të bëjnë me shëndetin, me anë të videove dhe intervistave ku tregohet qartë dhe ilustrohet kujdesi më i madh gjatë kësaj situate.

Këtu mund t’i gjeni disa prej videove si pjesë e fushatës tonë: