Tetor 11, 2021 | Monday

Zyra e BE-së në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës lansuan Javën e Diplomacisë Klimatike

Zyra e BE-së në Kosovë, së bashku me Shtëpinë e Evropës në Kosovë, Ambasadën e Suedisë në Kosovë, Ambasadën e Holandës në Kosovë, OJQ-në “Let’s Do it Peja” dhe BIRN Kosovë, lansuan Javën e Diplomacisë Klimatike 2021. Me qëllim të ngritjes së vetëdijes mbi sfidat e ndryshimeve klimatike, nga 11 e deri më 17 tetor, aktivitetet të ndryshme do të organizohen, duke përfshirë video informuese, diskutime, ekspozita dhe shfaqje filmash.  

Në hapje të Javës së Diplomacisë Klimatike, Ambasadori i BE-së në Kosovë Tomash Sunjog ju drejtua audiencës me një video-mesazh, përderisa ndërtesat e Zyrës së BE-së në Kosovë, Shtëpisë së Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut, morrën ngjyrë të gjelbër.