Për të tretin vit radhazi, Shtëpia e Evropës mbështetur nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe Cineuropa organizon festivalin e filmit të shkurtër “European Film Festival”.
Me qëllim të mbështetjes dhe promovimit të krijuesve kosovar filmik, këtë vit për herë të parë festivali do të jetë i hapur për pjesëmarrje, duke i mundësuar artistëve kosovar të shfaqin filmat e tyre në Prishtinë, Mitrovicë të Veriut, Gjakovë dhe “online”, si dhe të futen në garë për të fituar njërin nga tri çmimet kryesore:
● Filmi më i mirë: 1000 euro*
● Aktori/aktorja më i/e mirë: 1000 euro*
● Regjisori/regjisorja më i/e mirë: 1000 euro*
Prandaj, përmes kësaj thirrje ftojmë të gjithë krijuesit kosovar filmik, që të aplikojnë për të qenë pjesë e festivalit, dhe për të hyrë në garë për njërin nga çmimet kryesore.
Kriteret e pjesëmarrjes
● Të pranueshëm janë filmat e metrazhit të shkurtër nga të gjithë krijuesit filmik kosovar.
● Të gjitha zhanret janë të pranueshme.
● Kohëzgjatja maksimale e filmave duhet të jetë 30 minuta.
● Vetëm filmat e prodhuar pas 1 janarit 2018 pranohen.
● Të gjitha formatet filmike pranohen.
● Vetëm një aplikim (film) nga i njëjti aplikues/krijues pranohet.
Procesi i përzgjedhjes
● 10 filma të shkurtër vendor do të përzgjidhen për t’u shfaqur në ekran të madh, në tre ngjarje të ndryshme të festivalit.
● Filmat nuk do të përzgjidhen sipas shpërblimeve apo përzgjedhjeve paraprake që kanë pasur në festivale.
● Krijuesit filmik të përzgjedhur do të kontaktohen përmes emailit.
● Festivali nuk do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit dhe nuk do t’i paguaj krijuesit për shfaqjen e filmave në ekran të madh.
Juria
● Jurinë e përbëjnë profesionistë nga bota e kinemasë, televizionit, filmit.
● Vendimi i jurisë do të jetë i parevokueshëm.
● Të tri çmimet do të ndahen sipas vlerësimit të jurisë
Aplikimi
● Afati i fundit për dërgimin e filmave është 14 korrik 2021, ora 17:00
● Filmat mund të dërgohen në email adresën info@europehouse-kosovo.com me link nga platforma të ndryshme digjitale “streaming” (Vimeo, YouTube etj) dhe të jenë të mbrojtura me password apo të paqasshme për publikun e gjerë.
● Inkurajohen të aplikojnë krijuesit filmik nga të gjitha komunitetet.
*vlerat e paraqitura për pagesa ndaj individëve jane bruto, në momentin e pagesës do të zbriten konributi pensional dhe tatimi në të ardhura