Publikuar më 7 qershor 2019
Biseda inspiruese e BE-së me Shqipe Breznicën
Biseda inspiruese e BE-së me Shqipe Breznicën
Shqipe Breznica ishte mysafirja e radhës në kuadër të “Bisedave inspiruese të BE-së”, këtë muaj duke korresponduar edhe me Fushatës për Zhvillim Ekonomik #LetsTalkEconomy.

Në një diskutim me Vjosa Berishën nga Europe House, Breznica – grua e suksesshme me shumë përvojë në punën e saj me sektorin ekonomik në Kosovë, ndau me publikun përvojën e saj.
Shqipe punon në HELP si Koordinatore e Programit, duke ndihmuar mikro-bizneset në Kosovë.

“Unë besoj në ndryshimin në Kosovë, me punë dhe me angazhim maksimal nga të gjithë ne. Projekti ku punoj ofron grante për bizneset e vogla dhe duke krijuar mundësi për ndihmë në ekonominë e vendit. Pjesa më e mirë e punës sime është kur shoh rezultatet dhe atë në një kohë shumë të shkurtër rekorde” tregoi Bereznica.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.