Publikuar më 5 shkurt 2019
EUICC Nata e Xhezit: Ivan Aleksijević Trio
EUICC Nata e Xhezit: Ivan Aleksijević Trio
Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së në Mitrovicë të Veriut organizoi një koncert xhez me Ivan Aleksijević Trio, në përbërje të Ivan Aleksijeviq në piano, Miodrag Radoviq në bateri dhe Milan Pavkovic në double bass.

Vizitorët e Qendrës dhe ata që e pëlqejnë muzikën xhez, u mahnitën me performancën e Love town (Peter Gabriel), Nardis (Miles Davis), Rukovet 2nd and 8th (Mokranjac), This I Dig, There Is No Greater Love…, dhe këngëve tjera.
Të pranishmit patën mundësinë të dëgjojnë një xhez të pastër dhe të mahnitshëm nga artistët në fjalë, të cilët e promovojnë shpirtin e Mitrovicës me anë të xhezit duke u munduar të komunikojnë lirshëm edhe me audiencën.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.