Publikuar më 24 mars 2025
Fushata “Për ambient të mirë”
Fushata “Për ambient të mirë”
Për të ndërtuar mbi suksesin e iniciativës “Për energji të mirë”, Bashkimi Evropian zgjeroi përpjekjet e tij për ndërgjegjësimin mjedisor me fushatën “Për ambient të mirë”, e cila u lansua në mars 2024. Kjo fushatë kishte për qëllim të edukimin dhe angazhimin e publikut mbi sfidat kryesore mjedisore, duke theksuar lidhjen midis qëndrueshmërisë, ndryshimeve klimatike dhe shprehive të përditshme.

Fushata e zhvendosi fokusin e saj te çështje më të gjera mjedisore, duke përfshirë:

Ujin si burim dhe ruajtjen e tij
Ndryshimet klimatike dhe ndikimin e tyre
Reduktimin e mbeturinave dhe konsumin e përgjegjshëm
Fushata “Për ambient të mirë” u krijua për të:

Informuar, edukuar dhe rritur ndërgjegjësimin e publikut të gjerë mbi sfidat mjedisore në Kosovë dhe lidhjen e tyre me ndryshimet klimatike, duke inkurajuar shprehi të qëndrueshme.
Angazhuar studentët në kuptimin e rëndësisë së ndryshimeve në stilin e jetesës për të reduktuar ndikimin individual në mjedis.
Edukuar fëmijët mbi mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike, duke ndërtuar një kulturë përgjegjësie që në moshë të hershme.
Si pjesë e kësaj iniciative, u realizuan aktivitete të ndryshme, duke përfshirë programe edukative, ngjarje me pjesëmarrjen e komunitetit dhe fushata mediatike. Një nga ngjarjet më të veçanta ishte Green Festival në Mitrovicë, i mbështetur nga BE në Kosovë, ku fëmijët morën pjesë në një sesion leximi nga seria e librave Planet Defenders, dhe u dhuruan 50 libra për të nxitur edukimin për mjedisin.
Fushata “Për ambient të mirë” u përmbyll me sukses në vitin 2025, duke lënë një ndikim të qëndrueshëm në ndërgjegjësimin dhe praktikat e qëndrueshme në Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni disa nga materialet kryesore promovuese të zhvilluara për këtë fushatë.

Fushatat më të fundit

Zbuloni fushatat dhe aktivitetet më të fundit që lidhin Kosovën dhe BE-në.