🗣️ BE-ja mbështet të mësuarit që i afron njerëzit dhe një kurs i ri i gjuhës serbe do të mbahet në Europe House Prishtinë nga tetori deri në dhjetor.
Në këtë kurs praktik, shkathtësitë e komunikimit të përditshëm në gjuhën serbe do të përvetësohen përmes mësimeve interaktive dhe ushtrimeve të shumta në bashkëbisedim, në një mjedis mbështetës dhe mikpritës.
📅 Fillon më 13 tetor 2026
BE-ja është krenare të mbështesë nisma që forcojnë komunikimin, mirëkuptimin e ndërsjellë dhe lidhjet ndërmjet komuniteteve në mbarë Kosovën.
📝 Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/WvZKgBvB3P9Pi8tGA
#EUbyYourSide #EUKosovo
Ngjarjet më të fundit.