Shtator 30, 2016 | Friday

Aktivitetet e EUICC-së në shtator në fotografi

Shfaqja e filmit dhe diskutimi për të: Fëmijët fillestarë

14263997_1266329486719638_6398990013975437368_n

Nga e majta në të djathtë: Leutrim Blakaj, ndërmarrës, Alejtin Berisha, bashkë-themelues i Rrjetit Investues Angel dhe Dardan Velija, Udhëheqës i ekipit në EUICC. (fotografia: EUICC)

Ndërmarrësit e rinj ishin fokusi i Shfaqjes së Filmit dhe Diskutimit për të, bashkë-organizuar me Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK). Dokumentari, “The Startup Kids”,  vë theksin tek tregimi për ndërmarrjet e suksesshme si Soundcloud, Vimeo dhe Dropbox, si pjesë e fushatës EUICC, BE-ja ka të bëjë me fuqizimin rinor. “Bëhesh ndërmarrës, jo vetëm për të bërë para, por edhe për të përmirësuar botën”, tha Leutrim Blakaj, ndërmarrës serik nga Kosova gjatë diskutimit.

14212131_1266330013386252_1145034603902397731_n

Pjesëmarrësit e natës së filmit dhe picave në EUICC Mitrovicë të Veriut (fotografia: EUICC)

Në MItrovicën e Veriut, shfaqja e filmit u pasua me një diskutim me menaxheren e marketingut në IBCM, Jelena Radisavljević si dhe publikut. Radisavljević foli mbi atë se si storiet e suksesit në film mund të ndërlidhen me mjediset lokale. Posaçërisht, ajo theksoi nevojën për identifikimin e zgjidhjeve inovative ndaj sfidave lokale.

Dyert e hapura në EUICC: Ekspozita interaktive: Angazhimi i qytetarëve në hapësirën publike të Prishtinës – “Kthimi i publikut”

14333665_1276776265674960_9223259917082747022_n

Tema e këtij viti në ECOWEEK ishte ‘REFLEKTIMI’, me fokus tek hulumtimi i mënyrave të reja të projektimit dhe ndërtimit të qyteteve në mënyrë inovative (fotografia: EUICC)

Edicioni i shtatorit të Dyerve të Hapura në EUICC mirëpriti ekspertë të planifikimit urban, të cilët gjatë Eko-Javës bënë një analizë të thukët dhe mbajtën disa punëtori, rezultatet e të cilave u paraqitën dhe u diskutuan gjatë kësaj ekspozite interaktive.

14358747_1276776359008284_3530615112768932826_n

Eksperti Dastid Ferati duke shpjeguar gjetjet nga EKO-Java 2016. (fotografia: EUICC)

Ka shumë hapësira publike në Prishtinë, por shumë sosh janë jofunksionale për shkak të projektimit të dobët”, tha Dastid Ferati, arkitekt kosovar dhe ligjërues në Punëtoritë e Eko-Javës. Për t’i përmirësuar këto, ai sugjeron angazhim më të madh të qytetarëve në planifikimin urban.

Bisedimet Evropiane “Fuqizimi i rinisë kosovare përmes rrjetëzimit rajonal dhe pjesëmarrjes publike, si dhe themelimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO)”

14333072_1273111946041392_2014965114473000725_n

Panel diskutimi me Z. Frank Morawietz, përfaqësues i posaçëm i Zyrës Rinore Franko-Gjermane, u kyç në diskutim përmes Skype-t, bashkë me panelistë të tjerë në Prishtinë (fotografia: EUICC)

Bisedimet evropiane të shtatorit në EUICC u fokusuan tek fuqizimi i rinisë dhe pjesëmarrja e tyre publike përmes krijimit të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO), lansuar këtë korrik në Paris. Theksi i diskutimit ishte Z. Frank Morawietz, përfaqësues special i Zyrës Rinore Franko-Gjermane, i cili paraqiti rëndësinë e RYCO-s për Ballkanin Perëndimor.

Ligjërata Masteri: Promovimi i paqes dhe drejtësisë përmes vizatimeve

14358811_1279367062082547_2377243794285646711_n

Nga e majta në të djathtë: Dafina Zherka, Zyrtare e Lartë e Informimit në EUICC, Gerrie Willems, Ambasadori Holandez në Kosovë, si dhe Agim Krasniqi, karikaturist kosovar (fotografia: EUICC)

Ligjëratat e Masterit në EUICC Prishtinë, Promovimi i paqes dhe drejtësisë përmes karikaturave, u organizua në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës. Ambasadori Gerrie Willems prezantoi projektin e Hagës për Paqe e Drejtësi, iniciativë e Ministrisë Holandeze të Punëve të Jashtme, e cila bashkohet me lëvizjen e karikaturave për të krijuar debatin global për paqe e drejtësi duke angazhuar karikaturistë e studentë të të gjithë botës.

14462856_1279367202082533_7651242682949825348_n-1

Pjesëmarrësi që prezanton punën e tij gjatë punëtorisë (fotografia: EUICC)

Ligjërata e ambasadorit u pasua nga një punëtori me karikaturistin Agim Krasniqi (Kragi). Me kombinimin e teorisë dhe angazhimit të drejtpërdrejtë, studentët e universitetit fituan shkathtësi në krijimin e vijës së tregimit, skicimit dhe përçimit të mesazheve të paqes dhe drejtësisë përmes karikaturave.

Ligjërata Masteri në EUICC: Vizita studimore e studentëve në Mitrovicë të Veriut

img_5158

 

Një grup studentësh nga Prishtina dhe veriu i Kosovës bënë një vizitë 1-ditore në MItrovicën e veriut, duke fituar mundësinë që të vizitojnë disa vendpunishte të projekteve të BE-së, por edhe institucionet, për çështje të integrimit evropian të Kosovës.

Gjatë vizitës në EUICC, studentët patën diskutime interaktive me folës mysafirë, duke përfshirë Këshilltarin për Çështje Politike në Zyrën e BE-së në Kosovë, Erasmus+, ARDA dhe ekipin e implementimit të projekteve evropiane.

Këto organizime të EUICC-së qenë pjesë e fushatës së shtatorit, “BE-ja është fuqizim i rinisë”. Në tetor, fushata e re, “BE-ja është liri e shprehjes”, do të fillojë me një orar të plotë të organizimeve që mund të shihet tek www.euicc-ks.com

Botimet EUICC: Energjia, arsimi, Zona Shengen, MSA-ja për të gjithë

EUICC-ja botoi dy publikime këtë muaj nga Komisioni Evropian. Temat e fokusit përfshijnë energjinë, arsimin, rininë dhe sportin, si dhe Zonën Shengen. Ndaluni tek EUICC-ja për të marrë një kopje në gjuhën shqipe ose serbe.

Prapë jeni kurreshtarë në lidhje me MSA-në e Kosovës me Bashkimin Evropian? Merreni një kopje të publikimit të EUICC-së MSA-ja për të gjithë.