Maj 3, 2022 | Tuesday

Jora Zeneli: Vullnetare në komunitetin e teknologjisë dhe aktiviste e inovatore rinore

E dalluar prej moshës së njomë 18 vjeçare nga dëshira për ndryshim, Jora Zeneli është një vullnetare aktive që avokon për shtrirjen e teknologjisë si dhe integrimin e Kosovës në Evropë. Përkushtimi i saj i fuqishëm dhe cilësitë e saj të shumta çuan në zgjedhjen e saj si Ambasadore e Re Evropiane, gjashtë muaj më parë.

Me pasionin që e ka ushqyer prej moshës 11 vjeçare, Jora ka punuar si vullnetare në OJQ-në “TOKA”, e lidhur me projektin “PODIUM”, çka e lejoi të zhvillonte dy aktivitetet e saj të njohura si “CyberCare” dhe “SeEd”.

Një ndikim veçanërisht pozitiv ka qenë pjesëmarrja në programin “Junior Geeks” të zbatuar nga ICK, i cili e ka ndihmuar të gjejë rrugën e saj në karrierë.

Është ky zell që e ka ndihmuar ta gjejë rrugën brenda fushave STEM dhe të bëhet një tjetër profesioniste e shkëlqyer nga numri në rritje i vajzave dhe grave në industrinë e teknologjisë.

Përveç aktiviteteve të shumta vullnetare në arsenalin e saj, Jora ka kontribuar me kohën dhe përpjekjet e saj për Karvanin e Vullnetarizmit të organizuar nga Ryco në partneritet me WeBalkans, çka u kthye në një përvojë shumë formuese për të.

Individë me mendime të ngjashme u mblodhën në Podgoricë dhe udhëtuan për në Mostar dhe Sarajevë, duke vizituar qendrat kulturore rinore, më pas duke udhëtuar në Kopaonik për të takuar influencues dhe për të diskutuar ndikimin e rrjeteve sociale me standardet e sotme. Atje, Jora ndihmoi në mbjelljen e manaferrave dhe kërpudhave, në Prishtinë provoi mjeshtërinë e zdrukthëtarit, më pas shprehu ide dhe vizione në Manastir, dhe të gjithë këtë përvojë të paharrueshme e mbylli me koncertin e Malumas në Kryeqytetin e Rinisë 2022, Tiranë.

Si një ambasadore e të rinjve dhe fanse e teknologjisë, Jora ndjek studimet akademike për Inxhinieri Biomjekësore si një kontribut në trashëgiminë e saj në STEM, duke ia shtuar si një element kryesor organizatës së saj me emër “Çikat n’STEM” me misionin e fuqizimit të vajzave dhe gratë në rrugën e STEM. Kjo organizatë pati nderin të marrë pjesë edhe në Fushatën “Vajzat në TIK” të vitit 2022.

“Nuhate” është një arritje e rrallë dhe magjepsëse e përpjekjeve të kombinuara mes Jorës dhe të rinjve të tjerë, një produkti i shkëlqyer që përfaqësoi Kosovën për herë të parë në gara globale të inovacionit.

Jora tregon se është jashtëzakonisht krenare dhe e përulur që është përzgjedhur si Ambasadore e Re Evropiane dhe planet e saj janë të vazhdojë vetëdijësimin dhe të përmirësojë vlerat e BE-së në komunitetin e Kosovës përmes rrjeteve sociale.

Synimi i saj kryesor është dhe mbetet që të jetë proaktive dhe t’i frymëzojë të rinjtë e Kosovës dhe të rajonit që t’i shprehin idetë e tyre, dhe më e rëndësishmja, t’i bëjnë realitet.