Nëntor 16, 2021 | Tuesday

Na trego talentin tënd më të çuditshëm dhe fito shpërblime – dërgo videon tani!

A keni një talent unik, të çuditshëm, që ju dallon prej të tjerëve? A mund t’i bëni vetullat të vallëzojnë? A mund të këndoni gojë mbyllur apo a mund të flisni së prapthi? Apo a mund të na mahnitni me talentin tuaj të çuditshëm për të cilin nuk kemi dëgjuar kurrë më parë?

Shtëpia e Evropës në Kosovë po e organizon garën “Tregona talentin tënd më të çuditshëm”, dhe po ju fton të gjithë juve ‘talentëve të çuditshëm’ që të merrni pjesë, duke dërguar videot e juaja origjinale dhe kreative, dhe të futeni në garë për të fituar super-shpërblime!

Cilat janë shpërblimet? 

Tre videot më të votuara do të fitojnë:

  • Vendi i parë: 150 euro
  • Vendi i dytë: 100 euro
  • Vendi i tretë: 50 euro

Procesi i përzgjedhjes?

Pas pranimit të videove me 30 nëntor, juria e garës do të përzgjedh 5 videot më origjinale dhe kreative, të cilat do të postohen në faqen e Shtëpisë së Evropës në Facebook me 2 dhjetor dhe audienca do të ketë mundësi t’i votojë përmes pëlqimeve në Facebook. Tre videot fituese që marrin numrin më të madh të pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve, do të shpallen me 6 dhjetor.

Si duhet të aplikoni?

Pas krijimit të videos tuaj, duhet të dorëzoni videon jo më larg se 30 nëntor, ora 18:00, në emailin info@europhouse-kosovo.com. Videot mund të dorëzohen në cilën do platformë digjitale (YouTube, Dropbox, Vimeo, WeTransfer, etj).

Cilat janë kriteret për pjesëmarrje? 

Para se të krijoni dhe dërgoni videon tek ne, ju lusim që t’i lexoni dhe përmbaheni kritereve të vendosura më poshtë

  • Videot duhet të jenë origjinale dhe kreative
  • Videot nuk duhet të jenë vulgare dhe natyrës së papërshtatshme
  • Videot nuk duhet të përmbajnë veprime të rrezikshme
  • Duhet t’i përkasin standardeve etike
  • Videot nuk duhet të jenë më të gjata se 1 minutë
  • Nga të gjitha videot e dorëzuara, juria do të përzgjedh 5 video të cilat do të publikohen në rrjete sociale. Tri videot me aktivitetin më të madh social (pëlqim, shpërndarje, komente) do të fitojnë çmime monetare

Data të rëndësishme

  • 30 nëntor – afati i fundit për dërgimin e videove
  • 02 dhjetor – publikimi i 5 videove të përzgjedhura në faqen e Facebookut të Shtëpisë së Evropës
  • 05 dhjetor – mbyllja e procesit online të votimit
  • 06 dhjetor – shpallja e fituesve