September 24, 2020 | Thursday
Vlerësohet se në Evropë ka mes 200 dhe 300 gjuhëve autoktone, me gjasë mes 220 dhe 230.
Please select 5 correct answers
Përgjigjja e plotë: Gjermanishtja është gjuha zyrtare (ose një nga gjuhët zyrtare) në të gjitha këto vende.
Please select 2 correct answers
Përgjigjja e plotë: Rusishtja dhe bullgarishtja shkruhen me alfabetin cirilik.
Përgjigjja e plotë: Kuneiformi u përdor për më shumë se 3000 vjet në të gjithë Lindjen e Afërt nga kultura të tilla si Sumerët, Babilonasit, Asirianët dhe Hititët
Përgjigjja e plotë: Në botë sot ka përafërsisht 6,500 gjuhë të folura.
Përgjigjja e plotë: Fjala alfabet vjen nga dy shkronjat e para të alfabetit grek - alfa dhe beta.
Përgjigjja e plotë: Me gjithsej 1.1 miliard folës, anglishtja është gjuha më e folur në botë
Përgjigjja e plotë: Gjuha baske konsiderohet të jetë gjuha më e vjetër evropiane që flitet sot.
Përgjigjja e plotë: Fjala tulipan vjen nga fjala turke ‘tülbend’, që do të thotë ‘çallmë’. Tulipanët u eksportuan në Evropën Perëndimore rreth vitit 1560.
Përgjigjja e plotë: Rajoni përreth qytetit italian Abella (afër Napolit) ishte i njohur për mollët e tij të shijshme, çka çoi në përcaktimin e emrit të pemës së mollës. Sot, shumë gjuhë evropiane e kanë një emër për mollët që lidhet me emrin e qytetit Abella, p.sh. Apfel gjermanisht, epli islandisht, äple suedisht, ubull irlandisht, appel holandisht, aval bretonisht, ābols letonisht, jablko çekisht, dhe shumë të tjera.
Përgjigjja e plotë: Gjuha e parë dhe zyrtare e Azerbajxhanit azere, një gjuhë turke e lidhur ngushtë dhe pjesërisht e kuptueshme me turqishten moderne.
Please select 2 correct answers
Përgjigjja e plotë: Uellsishtja dhe bretonishtja i përkasin grupit të gjuhëve kelte.
Please select 3 correct answers
Përgjigjja e plotë: Rumanishtja, katalanishtja dhe sardenjishtja janë gjuhë romançe.
Përgjigjja e plotë: kjo gjuhë e Afrikës së Jugut rrjedh nga forma e holandishtes e sjellë në Kep nga kolonët protestantë në shekullin e 17-të, dhe është nja nga gjuhët zyrtare të Afrikës së Jugut.
Please select 2 correct answers
Përgjigjja e plotë: Gjuhët gjermanike, të cilat i përkasin degës së gjuhëve indo-evropiane, zakonisht ndahen në dy grupe: Gjermanike perëndimore dhe gjermanike veriore (referuar gjithashtu si skandinave). Gjuhët gjermanike veriore përfshijnë danishten, norvegjishten, suedishten, islandishten, faroese; gjuhët që i përkasin grupit gjermanik perëndimor janë anglishtja, gjermanishtja, jidishja, holandishtja, afrikaan, frisishtja dhe gotike, e cila është e zhdukur sot.
Përgjigjja e plotë: Maltishtja e ka origjinën nga arabishtja. Maltishtja fillimisht u zhvillua në kohën kur arabët pushtuan Maltën në 870, dhe për këtë arsye është pasardhëse e drejtpërdrejtë e arabishtes. Megjithatë, maltishtja u largua nga paraardhësja e saj, arabishtja, për shkak të zhvillimeve të mëvonshme historike.
Përgjigjja e plotë: Estonishtja është një gjuhë fino-ugre.
Përgjigjja e plotë: Gjuha artificiale (GjA) Esperanto u krijua nga okulisti polak Ludwig Lazarus Zamenhof. Ajo u botua për herë të parë në rusisht në 1887 me titullin ‘Një gjuhë ndërkombëtare’, nën pseudonimin ‘Doktoro Esperanto’ (‘Doktori Shpresëplotë’).
Please select 2 correct answers
Përgjigjja e plotë: Letonishtja dhe lituanishtja janë gjuhë baltike. Finlandishtja është gjuhë fino-ugre dhe polonishtja është gjuhë sllave.
Përgjigjja e plotë: Gjuha rome bën pjesë në familjen e gjuhëve indo-ariane. Pra lidhet me sanskritishten/prakritishten dhe me hindishten, bengalishten, panxhabishten, maratishten.
Përgjigjja e plotë: Kontinenti aziatik ka përqindjen më të madhe për sa i përket numrit të gjuhëve të folura, me 32%. Në këtë kontinent fliten rreth 2,300 gjuhë. Kontinenti i Afrikës e ndjek nga afër me 30%.
Përgjigjja e plotë: Rreth 1.1 miliard flasin anglisht - 20% e popullsisë së Tokës. Sidoqoftë, shumica e tyre nuk e kanë anglishten gjuhë amtare. Rreth 360 milionë njerëz e flasin anglishten si gjuhën e tyre të parë.
Përgjigjja e plotë: Alfabeti latin u huazua nga gjuha etruske.
Please select 3 correct answers
Përgjigjja e plotë: Shumica dërrmuese e gjuhëve të BE-së i përkasin familjes indo-evropiane, me tre nënfamiljet dominuese që janë gjermanike, romançe dhe sllave. Gjuhët gjermanike fliten në Evropën Qendrore dhe Veriore dhe përfshijnë danishten, holandishten, anglishten, gjermanishten dhe suedishten.
Përgjigjja e plotë: Fjala më e gjatë në gjuhën finlandeze, që nuk është një fjalë e përbërë, është ‘Epaejaerjestelmaellistyttaemaettoemyydellaensaekaeaen’. E përkthyer, kjo do të thotë ‘edhe me mungesën e aftësisë së tyre për t’u çorganizuar’.
Përgjigjja e plotë: Kur një fjalë përdoret 25,000 herë në faqet e rrjeteve sociale dhe të tilla, GLM e shpall fjalë të re. Sipas llogaritjeve të tyre, një fjalë e re krijohet në anglisht çdo 98 minuta, prej nga vjen vlerësimi se po krijohet fjala e miliontë.
Përgjigjja e plotë: Alfa (Α ose α) dhe omega (Ω ose ω) janë shkronja e parë dhe e fundit e alfabetit grek
Përgjigjja e plotë: Një fjalor i përmbysur është një fjalor që i rendit fjalët alfabetikisht nga shkronja e tyre e fundit.
Please select 2 correct answers
Përgjigjja e plotë: Hebraishtja dhe arabishtja shkruhen nga e djathta në të majtë. Japonishtja, tradicionalisht, shkruhet nga lart poshtë (dhe pastaj djathtas majtas). Maltishtja shkruhet nga e majta në të djathtë
Share your Results: