Duke bashkuar zërat anembanë Kosovës për një të ardhme pa dhunë me bazë gjinore, BE-ja, në bashkëpunim me Millena Zdravkoviqin, organizon ekspozitën “Prapa Mureve”, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.
Kjo ekspozitë multimediale trajton çështjen e femicidit në Kosovë përmes mesazheve të shkruara në xham, instalacioneve artistike, materialeve audio dhe performancës së aktrimit.
Mbrojtja e të drejtave të grave dhe respektimi i dinjitetit njerëzor janë në themel të vlerave të BE-së.
#16DaysOfActivism #EUbyYourSide #EUKosovo