Bashkë me qytetarët e Kosovës, për ta ngritur zërin kundër dhunës me bazë gjinore, BE-ja bashkëpunon me Zake Prelvukajn për ekspozitën e saj personale “E djeshmja ma tregoi të ardhmen”, në kuadër të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”.
Bashkohuni me ne në Europe House Prishtinë për t’u njohur me reflektimet e Prelvukajt mbi mënyrën se si qëndrimet shoqërore, marrëdhëniet e pushtetit dhe perceptimet për identitetin e formësojnë barazinë gjinore.
BE-ja është ndërtuar mbi idenë e një shoqërie në të cilën mbizotëron barazia midis grave dhe burrave.
#EUbyYourSide #EUKosovo