16 Ditët e Aktivizmit Youth Social @ Europe House Mbrëmje filmi: “Primadonna”
Lloji i ngjarjes
Filma dhe Shfaqje
Data
25 Nëntor 2026
Ora
19:00 - 21:30
Lokacioni
Mitrovicë e Veriut
Gjuha
—

Duke mbrojtur të drejtat e grave dhe duke sfiduar normatt shoqërore që mundësojnë vazhdimësinë e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore, BE-ja po e ndihmon Kosovën në promovimin dhe respektimin e vlerave të të drejtave të njeriut, dinjitetit dhe barazisë.

Me fillimin e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit”, ju ftojmë në Europe House Mitrovicë e Veriut për të ndjekur shfaqjen e filmit “Primadonna” (2022), me regji të Marta Savinës, pjesë e koleksionit të Festivalit të Filmit Evropian.

Sinopsisi: frymëzuar nga historia e vërtetë e Franca Violës, filmi përcjell Lian, një vajzë të re në Sicilinë e viteve 1960, e cila refuzon të martohet me burrin që e kishte sulmuar seksualisht dhe vendos të kërkojë drejtësi, duke sfiduar pritshmëritë shoqërore dhe traditat e kohës.

🧡 BE-ja mbetet e përkushtuar për një Kosovë ku çdo grua mund të gjejë përkrahje.

#16DaysOfActivism #EUbyYourSide #EUKosovo

Bashkohu

Ngjarje të ardhshme

Ngjarjet më të fundit.

Kurse të gjuhës shqipe dhe të gjuhës serbe duke filluar nga shtatori

Kurse të gjuhës shqipe dhe të gjuhës serbe duke filluar nga shtatori

Më shumë