BE-në Përkrah – Investojmë në arsim Team Europe në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës
Lloji i ngjarjes
EDUKIM
Data
13 Korrik 2026
Ora
18:30 - 20:00
Lokacioni
Prishtinë
Gjuha
—

🎓 A jeni kureshtarë për bursat dhe mundësitë për arsim universitar që BE-ja dhe shtetet anëtare të saj u ofrojnë kosovarëve?

Me mbështetjen e Team Europe, ju pret një mbrëmje e organizuar në bashkëpunim me Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, për rrjetëzim, shkëmbim dhe bashkëbisedim me studentë nga Kosova dhe bota, përfaqësues të programeve dhe projekteve të BE-së për arsim, të ambasadave dhe zyrave të shteteve anëtare të BE-së, si dhe me komunitetin akademik.

Shijoni muzikë live, biseda të këndshme dhe mundësinë për të marrë informacion rreth mundësive akademike në BE. Mbrëmja pasqyron mbështetjen e BE-së për arsimin dhe shkëmbimin ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për të rinj e të reja që të mësojnë, të lidhen dhe të ngrenë partneritete përtej kufijve.

🕒 18:30
📅 13 korrik 2026
📍 Oborri i Rektoratit të Universitetit të Prishtinës

Bashkohu

Ngjarje të ardhshme

Ngjarjet më të fundit.

Kurse të gjuhës shqipe dhe të gjuhës serbe duke filluar nga shtatori

Kurse të gjuhës shqipe dhe të gjuhës serbe duke filluar nga shtatori

Më shumë