📣 Një partneritet i ri për të mësuar rreth Evropës dhe BE-së ka nisur.
Me mbështetjen e BE-së, Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari do t’i mbajë tri sesione të programit të saj të Akademisë për Politika Publike dhe Sociale 2026, të dedikuara për studentë dhe profesionistë të rinj nga tërë Kosova, të gatshëm për të mësuar më shumë dhe për ta formësuar rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Gjatë këtyre sesioneve, pjesëmarrësit e Akademisë do të kalojnë nga temat e përgjithshme te çështjet praktike: do të shtjellojnë idenë e Evropës dhe mënyrën se si funksionon zgjerimi, si përkthehen reformat e BE-së në politika publike dhe qeverisje demokratike, dhe si i ndërlidh trashëgimia kulturore kujtesën, identitetin dhe ardhmërinë e përbashkët evropiane.
📅 14 -19 shtator 2026
Të mësuarit për vlerat e përbashkëta evropiane, nga demokracia dhe sundimi i ligjit deri te dinjiteti njerëzor dhe të drejtat e njeriut, përbëjnë thelbin e këtij partneriteti dhe BE-ja në Kosovë është krenare ta mbështesë brezin e ardhshëm të udhëheqësve dhe mendimtarëve, të gatshëm për t’i çuar përpara këto vlera.