Kreativiteti nuk duhet të ketë barriera. BE-ja mbështet personat me aftësi të kufizuara në shprehjen e talentit të tyre artistik dhe pjesëmarrjen e plotë në jetën kulturore.
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, BE-ja në Kosovë, në bashkëpunim me (tag) Art Without Limit International Film Festival, ju fton në një ditë dedikuar filmit, fotografisë dhe diskutimit në Europe House Prishtina.
Në qendër të programit është “SOUCE”, një dokumentar 16 minutësh nga regjisori italian Andrea Baglio. Filmi tregon rrugëtimin e një të riu autik që nuk komunikon përmes të folurit, i cili krijon filmin e shkurtër së bashku me të rinj të tjerë autikë.
Shfaqja e filmit do të pasohet nga një diskutim i moderuar nga Ganimete Sava, artiste dhe Drejtore Ekzekutive e Festivalit studenten e muzikës Marigona Hamiti, studentin e regjisë teatrore Behar Ibishi dhe piktorin Arjon Krasniqi. Diskutimi do t’i bëjë bashkë artistët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara që janë aktivë në fusha të ndryshme krijuese.
Programi përfshin edhe ekspozitën fotografike të Betim Bregovinës, me titull “Fotografia përmes syrit të një personi të verbër”.
Gjithëpërfshirja dhe barazia mbetet pjesë thelbësore e punës së BE-së në Kosovë.
#EUbyYourSide #EUKosovo