Për të promovuar barazinë gjinore në arsim, 🇪🇺 BE-ja në Kosovë lidh partneritet me Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës për një diskutim me studentë, përfaqësues të institucioneve dhe akademikë, rreth mënyrave si munden politikat për arsim të sigurojnë qasje të barabartë në mundësitë arsimore.
Do të shqyrtohet edhe roli i rinisë në formësimin e sistemeve më gjithëpërfshirëse të arsimit, të përafruara me praktikat më të mira evropiane.
🕒 16:00 - 18:00
📅 16 korrik 2026
📍Salla “Idriz Ajeti”, Fakulteti Filologjik, Universiteti i Prishtinës
Si ofruesi më i madh i asistencës financiare për Kosovën, Bashkimi Evropian mbështet zhvillimin e sistemit të arsimit të Kosovës.