Viti 2019 ka përfunduar, dhe padyshim është koha për të reflektuar se çfarë u ofroi audiencave Shtëpia e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.
Shumë aktivitete, dy fushata të gjera gjatë vitit 2019, ekspozita, promovime librash, shfaqje filmash, dhe diskutime panelesh – BE-ja në këtë mënyrë u afrua më pranë jush në Kosovë.
Jemi duke i përzgjedhur 10 ngjarje që ishin kulmi i vitit që sapo ia dhamë lamtumirën një javë më parë.
Fushata e Kundër Korrupsionit
Gjatë dhjetorit 2019, Bashkimi Evropian në Kosovë dhe Shtëpia e Evropës organizuan dhe implementuan një fushatë të veçantë për Kundër Korrupsionin. ‘Korrupsioni t’i vjedh ëndrrat’ ishte sllogani i fushatës, kryesisht aktiv në mediat sociale, duke u përpjekur të ngrisim ndërgjegjen se si korrupsioni mund të dëmtojë ëndrrat tona dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Bisedime frymëzuese të BE-së – Nevena Bozovic
Ekspozita ‘Vendi im’ nga Zana Ramadani
Fillimi i shtatorit 2019, Zana Ramadani hapi ekspozitën e saj ‘Vendi im’ në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. “Prishtina është vendi ku kam lindur dhe jam rritur dhe për më tepër jam ngritur profesionalisht. Ky është vendi im, ashtu si sugjeron emri i ekspozitës. Unë dal në natyrë, bëj shëtitje të gjata dhe më pëlqejnë elemente të ndryshme që më pas vijnë në jetë në këto piktura”, tha Zana gjatë hapjes së ekspozitës.