Publikuar më 6 korrik 2018
Një diskutim rreth lidhjes mes artit, kulturës dhe arsimit mirëpriti panelistë të ndryshëm në EUICC më 13 qershor 2018.
Një diskutim rreth lidhjes mes artit, kulturës dhe arsimit mirëpriti panelistë të ndryshëm në EUICC më 13 qershor 2018.
Eroll Bilibani nga DokuFest, arkitektja dhe artistja Eliza Hoxha, Donika Rudi – kompozitore, Florent Mehmeti në emër të Teatrit Oda dhe Vullnet Sanaja nga ANIBAR diskutuan rreth ndryshimeve të shumta që duhet të bëhen me qëllim që të rinjtë t’i kuptojnë më mirë gjërat, të kenë një qasje kritike ndaj rrethanave dhe një horizont më të gjerë të këndvështrimeve.
“Kreativiteti duhet të shihet sot si platforma kryesore e jetës së sotme. Veç mund ta shihni tashmë se njerëzit të cilët janë kreativë mund të jenë të suksesshëm edhe në ndërmarrësi edhe në fusha të tjera” tha Eliza Hoxha gjatë diskutimeve në panel.

Ajo deklaroi se praktika më e mirë për t’i bashkuar njerëzit, për ta krijuar një mentalitet të ri dhe për t’i zbutur konfliktet janë arti dhe kultura.
Vullnet Sanaja nga Festivali ANIBAR i tha audiencës gjatë diskutimeve se festivali i filmave të animuar ka takime të larmishme pune ku të rinjtë mësohen dhe udhëzohen si të krijojnë animacione.

DokuFest po ashtu është një shembull si arti dhe kultura janë përdorur si mjete edukative.

“Kemi implementuar disa platforma në shkolla, ku fëmijët kishin rastin të shikonin filma me tema të ndryshme dhe pastaj t’i diskutonin. Në këtë mënyrë, mendimi kritik është bërë më aktiv dhe të rinjtë ishin të hapur ndaj temave të cilat nuk janë të përfshira në programet shkollore” tha Erol Bilibani nga DokuFest.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.