Publikuar më 2 mars 2015
Aftësi të reja për t’u përshtatur me tregun e ri të punës në BE
Aftësi të reja për t’u përshtatur me tregun e ri të punës në BE
Bashkimi Evropian kohët e fundit është duke e kthyer vëmendjen e vet tek numri në rritje i të rinjve në Evropë që nuk po mund të gjejnë punë për shkak të krizës financiare në Evropë. BE-ja po planifikon të sigurojë ndihmë për shtetet anëtare në luftimin e papunësisë së të rinjve duke i ndihmuar ata që braktisin shkollën dhe janë të pakualifikuar që të kthehen në shkollë ose të kryejnë trajnime profesional.

Përveç kësaj, BE-ja është duke i mbështetur shtetet anëtare për të zhvilluar praktikantë me cilësi të larta dhe programe të trajnimeve si një mjet efektiv për rritjen e punësimit tek të rinjtë. Kjo qasje është fokusuar kryesisht në arsimin profesional dhe tranzicionin nga shkolla në punë si dhe pajisjen e këtyre të rinjve me aftësi të duhura dhe përvojën për punësim të qëndrueshëm.

Qëllimi është për të kombinuar veçanërisht trajnimin në vendin e punës dhe kurset e zanatit si një metodë për të arritur aftësitë e reja për tu adaptuar në vende të reja të punës. Kjo metodë e kombinuar është parashikuar për të promovuar parashikimin më të mirë të aftësive që janë të nevojshme në të ardhmen, të zhvilloj aftësi më të mira që përputhen me nevojat e tregut të punës dhe aftësitë e nevojshme, të kapërcej hendekun në mes të botëve të arsimit dhe asaj të punës.

Departamenti i Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjes në Komisionin Evropian ka publikuar një broshurë me informata për “adresimin e punësimit të të rinjve në BE” duke përfshirë edhe shifrat e pjesëmarrjes së të rinjve në tregun e punës:

Më shumë se 5 milionë të rinj të moshës 15-24 janë të papunë në BE sot (që përfaqëson një normë papunësie prej 21,9%).
Më shumë se 33% e të papunëve nën moshën 25 kanë qenë të papunë për më shumë se një vit në vitin 2013.
7.5 milionë evropianë të rinj mes 15 dhe 24 nuk janë të punësuar, nuk vijojnë shkollën dhe as ndonjë trajnim (NEETs).
Të rinjtë janë në rrezik shumë më të madh nga pasiguria: 42,7% e të punësuarve të rinjve ishin në kontrata të përkohshme në vitin 2013 në krahasim me 13,8% të popullsisë së përgjithshëm që është në moshën e punës, dhe 31,9% kishin punë me kohë të pjesshme, në krahasim me 19,6% të punëtorëve në përgjithësi.
Të rinjtë janë goditur në mënyrë disproporcionale nga kriza. Gjatë katër viteve të fundit, norma e përgjithshme e punësimit për të rinjtë ra tri herë më shumë sesa për të rriturit.
Ka një hendek prej gati 50 për qind në mes të një vendi të BE-së me shkallën më të ulët të papunësisë së të rinjve (Gjermani me 7,8% në korrik të 2014) dhe me një vend të BE-së me shkallën më të lartë, Spanjës (53,8% në korrik të vitit 2014).
Ka mospërputhje të dukshme të shkathtësive në tregun e punës së Evropës.
Pavarësisht nga kriza, ka mbi 2 milionë vende të lira në BE.
Duke pas parasysh këto fakte alarmante, Aleanca Evropiane për Praktikantë (EAfA), e koordinuar bashkërisht nga DG për Arsim dhe Kulturë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Punësimit, Çështjeve Sociale dhe Përfshirjen, që ka për qëllim të sjellë së bashku autoritetet, bizneset, partnerët socialë, ofruesit e VET, përfaqësues të rinisë, dhe aktorë të tjerë kyç në mënyrë që të promovojnë skemat të praktikantëve dhe zanatlinjve dhe iniciativa në tërë Evropën me qëllime të artikuluara qartë, siç janë: reforma e sistemeve të proceseve praktikës dhe zanatit, promovimin e përfitimit nga praktika, përdorimin e zgjuar të fondeve dhe burimeve. Megjithatë, suksesi i kësaj iniciative do të mbështetet në angazhimin e partnerëve të saj, sidomos përmes rrjetit të ambasadorëve dhe premtimeve nga ana e palëve të interesuara.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.