Publikuar më 8 janar 2019
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian e mbyllë vitin 2018-të me plot aktivitete dhe me më shumë vizitorë dhe dukshmëri
Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian e mbyllë vitin 2018-të me plot aktivitete dhe me më shumë vizitorë dhe dukshmëri
Ngjarje të ndryshme kulturore e artistike, ekspozita e panele diskutimi, biseda me artistë, sesione informuese mbi Bashkimin Evropian dhe të tjera aktivitete kanë shënuar 365 ditët e këtij viti në dy qendrat, në Prishtinë dhe në Mitrovicën e Veriut.

Ekipi i kësaj Qendre bashkë me Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë janë përkujdesur të sjellin kualitet dhe seriozitet në këto ngjarje, të cilat kanë qenë edukative në fushat e tyre.
Muajt e parë të vitit ishin të fokusuar në aktivitete për të afruar qytetarin e Kosovës me këto dy qendra.

Në muajin prill u mbajt diskutimi rreth menaxhimit të orkestrave ndërsa filloi edhe Fushata për Arsim Cilësor, e cila përfundoi me 14 qershor të këtij viti. Një muaj më vonë u shpallën edhe fituesit e garës për posterët më të mirë në kuadër të Fushatës.

Në muajin korrik u mbajt paneli i diskutimit rreth lidhjes në mes të artit, kulturës dhe arsimit, moderuar nga Vjosa Berisha – kryesuese e ekipit në Qendrën Informative dhe Kulturore.
Gjatë muajit gusht, arti e kultura erdhën në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë me bisedën artistike me Hana Zeqën – dizajnere e kostumeve. Po këtë muaj, në Qendrën Informative dhe Kulturore në Prishtinë u hap ekspozita e Yll Xhaferit ndërsa në Mitrovicë u mbajt koncerti nga Milica Dobric Quartet.

Diskutimi mbi ligjin për familjen u mbajt në shtator, kur edhe filloi Fushata e dytë, kësaj radhe për Mjedisin. Fushata nisi në Bibliotekën Kombëtare me datë 24 shtator, për të vazhduar deri me 6 dhjetor.
Gjatë kësaj Fushate u organizuan aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu garën #InstaGreen, me fotografitë më të mira nga qytetarët në Instagram, të cilët u ftuan të postonin fotografi nga praktikat e mira të mbrojtjes apo ndotjes së mjedisit në Kosovë.

Në tetor u mbajt një punëtori me muzikantin Liburn Jupolli dhe u hap ekspozita nga Rron Qena. Në Mitrovicë, po këtë muaj u mbajt një ligjërat me Aleksandar Dindiq, mbi aktorin e angazhuar në projekte që lidhen më afër me shoqërinë.

Në Gjakovë u mbajt një aktivitet i kësaj fushate dhe afër lumit Krena u vendos një graffiti, duke ngritur vetëdijen e qytetarit për mbrojtjen e ujërave dhe reduktimin e ndotjes së tyre.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.