Shtator 29, 2018 | Saturday

Ekspozita e fotografisë ‘Bukuria e Ibarski Kolashin’ nga Miroslav Lazarevic

Qendra Informative dhe Kulturore e Bashkimit Evropian në Mitrovicë të Veriut ka organizuar ekspozitën ‘Bukuria e Ibarski Kolashin’ nga Miroslav Lazarevic, një entuziast i natyrës, fotograf dhe ekskurzionist në këmbë.

42247820_2096076387078273_1406124159011913728_n

42254644_2096076330411612_1072485838123696128_n

42212350_2096076177078294_3674189563602927616_n

Duke eksploruar pamje të bukura dhe peisazhe, fotografitë që janë pjesë e ekspozitës nxjerrin në pah bukuritë e Mokra Gora, Gazivodës dhe Rogoznës, të cilat mbesin të paprekura nga ndotja.

Një vend ideal për entuziastët dhe aventurierët e natyrës, Ibarski Kolashin është një sfidë e bukur për të gjithë ata që e duan natyrën, fotografët, vrapuesit, udhëtarët, peshkatarët e alpinistët. Qëllimi i ekspozitës është të promovojë turizmin në këtë vend si dhe rritjen ekonomike me anë të bukurive natyrore.

42161615_2096076463744932_1233632482788638720_n

42194295_2096076170411628_8674441767220674560_n

Fotografitë do të keni mundësi ti shihni deri në fund të muajit tetor, në EUICC në Mitrovicë të Veriut.