Gusht 30, 2020 | Sunday

‘Artistët në Karantinë’ – Brilant Milazimi

🖼️ ‘Veprat e prezantuara janë vepra të punuara gjatë karantinës. Ato aludojnë në lëvizjen e lirë, çështje në të cilën ne si qytetarë të Kosovës kemi pasur kufizime. Në këtë ndjenjë të izolimit u bashkua i tërë planeti ynë, shkaku i pandemisë. Objektet dhe motivet të cilat janë përdorur në këto vepra janë të pranishme në shtëpitë dhe lagjet tona, dhe marrin formë nga energjia kolektive dhe eksperiencat personale që transformohen në vepra arti’ – Brilant Milazimi

Brilanti është pjesëmarrës në ekspozitën virtuale ‘Artistët në Karantinë’ e cila është hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë. Mos e humbni këtë ekspozitë: https://bit.ly/2Y5oA7J ⬇️