Shtator 24, 2018 | Monday

Fushata për Mjedisin #GiveGreenaChance filloi sot në Prishtinë

Fushata për Mjedisin #GiveGreenaChance është lansuar sot në Prishtinë, me fokus në ujin e pastër, ajrin e pastër, energjinë dhe menaxhimin e mbeturinave.

44162803524_afd19b42ce_b 43971916225_c34798d6d8_z

Riccardo Serri nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, e cila edhe e organizon Fushatën, gjatë lansimit sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës tregoi se Bashkimi Evropian ka bërë shumë për ambientin në Kosovë dhe se në të ardhmen do të punojë edhe më shumë në këtë kauzë.

Fushata do të zgjatë deri në dhjetor të këtij viti dhe ka për qëllim të rrisë vetëdijen e qytetarëve që ata të jenë pjesë aktive e mbrojtjes së mjedisit rreth tyre, për ta dhe gjeneratat e ardhshme.

44833116002_93333ab981_z

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, kërkoi nga çdo qytetar që të angazhohet për mbrojtjen e mjedisit, me fokus në mbeturina.

“Asnjëherë nuk do të hudhnit mbeturina në dhomën tuaj, prandaj natyra e Kosovës është dhoma juaj, dhoma e kësaj shoqërie” tregoi Heldt në fjalën e tij.

Ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, tregoi se Bashkimi Evropian është i angazhuar të jetë një kampion në ndihmën për mbrojtjen e ambientit e mjedisit në Kosovë me anë të investimeve të cilat kanë ndodhur në të kaluarën dhe do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllimin të forcojnë luftën për një ambient të pastër. Chabert i ftoi të gjithë qytetarët të shikojnë filmin “Home” i cili tregon rëndësinë e jetesës në një botë të pastër dhe me mjedis të pastër. Filmi do të shfaqet gjatë fushatës në disa qytete në Kosovë.

Igor Soltes, raportues special për Kosovën në Parlamentin Evropian, kërkoi falje që fizikisht nuk është në Kosovë në këtë lansim. Me anë të një video-mesazhi ai shprehi kënaqësinë për nisjen e kësaj fushate.

“Problemet në ndryshimet klimatike dhe në mjedis shumë shpesh janë neglizhuar si më pak të rëndësishme. Për këtë arsye, ngjarje si kjo fushatë janë të një rëndësie të posaçme, jo vetëm për Kosovën por edhe për regjionin. Ndotja e mjedisit dhe sfidat klimatike nuk kanë kufinj. Bashkimi Evropian është gati të ofrojë mbështetjen maskimale për tërë regjionin për të shqyrtuar më fuqishëm këto sfida që na presin” thas mes tjerash në këtë video-mesazh Igor Soltes.

29946472607_870eb8cb3e_z 44162664084_c107653897_z

44883400821_51bc720fc4_b

Vjosa Berisha, kryesuese e ekipit në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian, qendër kjo e cila e implementon fushatën, prezantoi aktivitetet e fushatës dhe tregoi për garat e ndryshme që janë pjesë e kësaj fushate.

Në këtë ngjarje u prezantuan edhe Arienta Mula / alpiniste dhe Lum Zhaveli / notar, të cilët bashkë me aktorin Vedat Bajrami dhe bllogeren Rita Saraçi do të jenë pjesë e fushatës.

43071143960_13bb3e3063_b

44832574752_4f124f7eaf_b

Me lansimin e Fushatës për Mjedisin u hap edhe Java e Diplomacisë Klimate dhe aktivitetet e saj anësore.