Prill 6, 2019 | Saturday

Hapet ekspozita ‘Poetika e Hapësirës’ në EUICC në Prishtinë

Është hapur me 5 prill në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë ekspozita ‘Poetika e Hapësirës’ e artisteve Eliza Hoxha, Arta Bytyqi dhe Zana Sokoli.

Ekspozita përmban fotografi të tri artisteve të realizuara në qytete të ndryshme të Evropës, duke kapur kështu momente të ndryshme.

IMG_0558

Vjosa Berisha, kryesuese e Qendrës Informative dhe Kulturore tregoi se ekspozita i sjellë tri artistet në një format ndryshe dhe se Qendra është mjaft e lumtur që po vjen me këtë ekspozitë.

“Këto janë fotografi – copëza rrëfimesh të cilat secili prej nesh mundet me i personalizu, apo edhe me i asocu me ngjarjet e veta personale” tregoi në hapje Eliza Hoxha.

IMG_0551

IMG_0569

IMG_0540

“Për këto fotografi na janë dashur vizat, të udhëtojmë nëpër Evropë. Unë mendoj që një njeri edukohet kur ka mundësi të udhëtojë” tregoi Zana Sokoli gjatë hapjes së ekspozitës.

Ekspozita po vazhdon të qëndrojë e hapur në EUICC në Prishtinë.

IMG_0541

IMG_0560

IMG_0556