Gusht 10, 2022 | Wednesday

Horizont Evropa – një mundësi e mahnitshme për studiuesit dhe novatorët kosovarë të sektorit privat dhe publik

Horizont Evropa, programi më i madh i kërkimit dhe inovacionit i Bashkimit Evropian, me një buxhet prej 95.5 miliardë eurosh, sapo ka hyrë në kornizën e tij të nëntë (2021-2027) të mbështetjes së një brezi të ri novatorësh dhe studiuesish. Nëpërmjet novatorëve dhe studiuesve, programi synon të zhvillojë zgjidhje për një jetë më të shëndetshme, të nxisë transformimin dixhital dhe të luftojë ndryshimet klimatike, për qëndrueshmërinë tonë kolektive.

Kosova iu bashkua Horizont Evropës për herë të parë gjatë kornizës së shtatë të programit (2007 – 2013), ndërkohë gjatë kornizës së tetë të programit (2014-2020) hulumtuesit nga Kosova morën 2.6 milionë euro nga programi. Gjatë kornizës aktuale (2021-2027), saktësisht në janar 2021, Kosova bëhet anëtare plotësisht e asocuar e programit të BE-së për hulumtim dhe inovacion.

Por çfarë do të thotë kjo për organizatat, hulumtuesit dhe novatorët nga Kosova?

Për të mësuar më shumë, kemi intervistuar Qamile Sinanajn – Koordinatorën Nacionale të Horizont Evropës për Kosovën. Sipas fjalëve të saj, zonja Sinanaj u bën thirrje studiuesve dhe novatorëve kosovarë nga sektori publik dhe privat të aplikojnë.

“Jo vetëm që financoni idenë ose projektin tuaj, të merrni fonde, por përfitoni dhe aftësi të reja. Më pas mund të punësoni anëtarë të rinj në ekipin tuaj, për shembull, mund të rriteni si organizata kërkimore që jeni. Keni vizibilitet në BE dhe si biznes, mund të eksploroni tregje të reja, apo edhe të zhvilloni një model të ri biznesi” – Qamile Sinanaj