Korrik 9, 2018 | Monday

“Jemi një grup artistesh që u përkasim rrugëve” – HAVEIT në EUICC

“Jemi një grup artistesh që u përkasim rrugëve”. Kështu u tha mes tjerash në EUICC këtë javë, kur HAVEIT – një grup artistësh i përbërë nga dy çifte motrash të cilat janë mbledhur për të folur para audiencës.

28685024_893131664180268_5171853259517742938_n

Hana Qena dhe Alketa Sylaj nga HAVEIT folën për përvojat e tyre dhe vizionin për të ardhmen. Grupi është i njohur për performanca dhe intervenime provokative, duke përmendur këtu puthjen e famshme me rastin e ditës së Shën Valentinit në vitin 2014, ‘Jepi me gojë’ në Tiranë ose pllakatet që u referoheshin viktimave të dhunës familjare në Kosovë.

HAVEIT janë kërcënuar shumë herë, por gjithmonë e kanë pasur në mendje se ajo që bëjnë është në kundërshtim me sistemin patriarkal.

vajzat-nga-haveit-puthen-n-euml-sheshin-ldquo-n-euml-n-euml-terez-euml-rdquo_hd-780x439

“Kur jemi kërcënuar pasi e postuam në Facebook foton ku të katërtat e puthnim njëra tjetrën, duke treguar disi se në ditën e Shën Valentinit dashuria mes sekseve të njëjta është duke u diskriminuar dhe përjashtuar, Policia mendonin se po bënim shaka dhe dëshironin që ne ta fshinim foton nga mediet sociale. Në atë moment morëm kërcënime me vdekje, por edhe mbështetje të madhe nga njerëzit që e kuptuan dhe e mirëpritën porosinë” tha Hana Qena gjatë bisedës artistike më 3 korrik.

Ajo që nxiti bashkimin e grupit ishte vrasja e Diana Kastratit.

Më 8 maj 2011, Diana Kastrati, një studente 27 vjeçare u qëllua për vdekje sa ishte rrugës për në universitet në ora 10 në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.   Kryesi ishte Adnan Jashari, ish burri i saj për 10 vjet. HAVEIT vendosi të ndërmerrte një veprim. Për ta ilustruar problemin e mungesës dhe reduktimeve të ujit, vajzat më pastaj i lanë peshqirët me dorë në ujin e fontanës afër Teatrit Kombëtar në Kosovë. Një performancë tjetër na ballafaqon me Kanunin, një libër shumë i famshëm tradicional i cili me vite të tëra ka rregulluar shumë çështje në Kosovë. HAVEIT e gatuan librin duke i treguar audiencës sa i parëndësishëm duhet të jetë ky libër në shoqërinë e sotme.

36650073_10155371141606956_2105448373577318400_n

“Puna jonë artistike del në shesh shumë shpejt, sepse përndryshe ne jemi vetëm një grup tjetër i njerëzve që ankohen rreth problemeve. Gjithmonë kemi pasur mendime kundërshtuese për jetën në Kosovë dhe kemi dashur që këto probleme të adresohen disi në mënyrë më kreative” thotë Alketa Sylaj.

Duke shpërthyer rrethin e tyre, grupi ka mbuluar shumë vende të Ballkanit dhe Evropës me punën e tyre, nga Tirana deri në Suedi, Shkupi në Lubjanë e Milano.