Shkurt 28, 2020 | Friday

Përurimi i kopshtit të fëmijëve ‘Cicërimat’, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë

Më 27 shkurt 2020, një kopsht i bukur i fëmijëve u përurua në lagjen Kalabria në Prishtinë.

“Ndërtesa e kopshtit të fëmijëve është një nga projektet e shumta të infrastrukturës sociale dhe ekonomike komunale të financuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë. Kjo nuk është vetëm një ndërtesë e re, por një përmirësim në shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve,” tha Luigi Brusa, Shefi i Seksionit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së/Përfaqësueses së Posaçme të BE-së.