Publikuar më 19 mars 2016
Ditë të Aktivizmit për t’i Dhënë Fund Dhunës Kundër Grave: Bëje Botën Portokalli në Evropë
Ditë të Aktivizmit për t’i Dhënë Fund Dhunës Kundër Grave: Bëje Botën Portokalli në Evropë
16 Ditë të fushatës Jo Dhunës – Pamje nga Evropa

Në Londër, Britani e Madhe, organizata humanitare Progressio 75 ngriti vetëdijesimin duke vendosur shirita me ngjyrë portokalli që vihen në vendet e krimit nëpër lagjet më të popullarizuara të Londrës. Fushata i nxiti qytetarët britanik t’i dërgojnë emaila anëtarëve të tyre të Parlamentit për t’i dhënë fund dhunës në bazë gjinore.



Foto: Progressio 75



Një iniciativë tjetër nga Britania e Madhe e udhëhequr nga aktivistet e ActionAid përdori figurat e grave nga historia si fokus të fushatës, duke e theksuar ndikimin që kishin ato në frymëzimin e grave aktiviste. Në fotografinë më poshtë, shihen aktivistet me statujën e autores së mirënjohur Virginia Wolf e stolisur me një shirit ku shkruhet Twitterhashtag #fearless.



Foto: GuardianWitness



Në Malaga, Spanjë, një grup grash të reja gjetën një mënyrë të pazakontë për të protestuar kundër dhunës në bazë gjinore duke u shtrirë në zona qendrore me rroba të zeza si pjesë e fushatës 16 ditët e aktivizimit.



Foto: The Guardian



Shqipëria ishte po ashtu ndër vendet që përkrahën fushatën kundër dhunës gjinore. Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale organizuan një fushatë të vetëdijesimit, duke i bërë thirrje publikut që të kontribuoj dhe të krijohet një shoqëri ku nuk ekziston dhuna. Shumë aktivitete u organizuan nga gratë dhe burrat e rinj, ku ishin të përfshirë edhe figura të mirënjohura nga mediat, sporti dhe arti. Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi tha “Dhuna duhet të marrë fund, jo nesër, jo sot, por mu tani në ketë moment.”



Foto: Tirana Times http://www.tiranatimes.com/?p=124940



Monumentet dhe objektet e shumta publike u ndriçuan me ngjyrë portokalli gjithandej botës në përkrahje të fushatës “16 ditë të aktivizmit”. Më poshtë janë paraqitur disa objekte të ndriçuara gjithandej Evropës.



Pallati i Paqes – Hagë, Holandë
Foto: Audiovisuele Media/Sjaak de Groot





Pallati i Evropës në Strasburg, Francë
Foto: Këshilli i Evropës/SandroWeltin





Globi Ericsson– Stokholm, Suedi
Foto: UN Women Sverige





Ndërtesa e Kombeve të Bashkuara
Foto: UN Women





Parlamenti i Bashkimit Evropian – Bruksel, Belgjikë
Foto: Komisioni Evropian



Edhe këtu në Kosovë, fushata 16 ditë të aktivizmit për t’i dhënë fund dhunës kundër grave u shënua me një varg aktivitetesh shoqërore dhe kulturore. Siç bënë shumë vende të botës, ndërtesa e qeverisë së Kosovës u ndriçua me ngjyrë portokalli. OJQ-të dhe organizatat e tjera të shoqërisë civile organizuan fushata gjatë këtyre ditëve me debate, fushata në media dhe punime artistike.



Ndërtesa e Qeverisë – Prishtinë, Kosovë
Foto: Have It





Për më shumë informata rreth luftës për t’i dhënë fund dhunës kundër grave, vizitoni faqen e internetit të UN Women këtu:
http://www.unwomen.org/en/what-we-do/ending-violence-against-women/take-action/16-days-of-activism

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.