Ambasadorja Apostolova shënoi Ditën Botërore të Fëmijëve, 20 Nëntorin, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës.
“Institucionet duhet të punojnë më shumë për të mbrojtur dhe për të promovuar të drejtat e fëmijëve, të drejta elementare njerëzore” tha Ambasadorja gjatë ngjarjes.
Ngjarja e përvitshme u organizua si bashkëpunim mes Europe House dhe UNICEF Kosovo Programme, ngjarje e cila sjellë fëmijë nga të gjitha komunitetet në Kosovë në zemër të Prishtinës, për të festuar të drejtat e tyre dhe për të kujtuar edhe një herë rëndësinë e rritjes së shëndetshme të tyre.