Publikuar më 22 nëntor 2021
Gazetarët ndjekin master klasin për raportim mjedisor në Shtëpinë e Evropës në Kosovë
Gazetarët ndjekin master klasin për raportim mjedisor në Shtëpinë e Evropës në Kosovë
Për dy ditë me radhë, gazetarë të fushave të ndryshme në Kosovë kanë ndjekur masterklasin për raportim mjedisor të organizuar nga Shtëpia e Evropës në Kosovë. Gjatë masterklasit, gazetarët kanë pasur mundësinë të mësojnë më shumë rreth rolit të medias në mbrojtjen e mjedisit, teknikave të raportimit të saktë rreth mjedisit, rreth Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së, dhe temave tjera të ndërlidhura me mjedisin.
Masterklasi është mbajtur nga ekspertët mjedisor Pëllumb Gjinolli dhe Kira Taylor.

Pas masterklasit, gazetarët pjesëmarrës patën mundësinë të drekojnë me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë Tomash Sunjog.
Ambasadori Sunjog, së bashku me gazetarët diskutoi për rëndësinë e raportimit dhe informimit të saktë të publikut për çështjet mjedisore, si dhe ndau certifikata për pesë gazetarët pjesëmarrës në masterklasin dy ditor.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.