Publikuar më 14 janar 2020
‘There’s nothing… more than this’ në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë
‘There’s nothing… more than this’ në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë
Është hapur në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë ekspozita e Lorik Sylejmanit dhe Bora Sylejmanit – ‘There’s nothing… more than this’.
Ekspozita përmban punime të artistit dhe mbesës së tij 9 vjeçare. Kjo është ekspozita e parë për vitin 2020 në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe rreth vetes mblodhi plot artdashës dhe bashkëpunëtorë të Lorikut.
Bora Sylejmani po debuton kësisoj si artiste e re e cila premton shumë.

Gjatë hapjes së ekspozitës folën dy artistët, Vjosa Berisha nga Shtëpia e Evropës dhe artistja Zake Prelvukaj.
Bashkimi Evropian në Kosovë vazhdon të promovojë dhe t’u japë hapësirë artistëve dhe inspirimeve të tyre artistike.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.