Publikuar më 9 prill 2019
Në EUICC, punëtori me fëmijët me autizëm
Në EUICC, punëtori me fëmijët me autizëm
Ambasadorja Nataliya Apostolova – Shefe e Zyres së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuese Speciale e BE-së, ka marrë pjesë në një punëtori me fëmijët me autizëm, me datë 8 prill në EUICC në Prishtinë.

“E kam privilegjin të marr pjesë në këtë punëtori me fëmijët me autizëm, dhe jam e impresionuar prej talentit të këtyre fëmijëve” tregoi Apostolova.
Këta fëmijë kanë nevojë për më shumë mbështetje institucionale dhe duhet të kthehen në anëtarë me të gjitha të drejtat në shoqërinë kosovare, ka thënë mes tjerash Apostolova.

Dita Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin rreth Autizmit shënohet me 2 prill.

Më të rejat nga blogu

Lajmet më të fundit, intervistat, teknologjitë dhe burimet.