Hyrja në vullnetarizëm
Ndiheni të pasigurt se ku të filloni? Nuk je vetëm. Nëse e keni arritur deri këtu, mund të jeni duke reflektuar rreth përvojave të ARE-ve që kanë qenë vullnetarë për këtë rrjet për rreth tre vjet, ndoshta duke e pyetur veten si ta bëni atë hapin e parë. Epo, pikërisht ata ARE janë këtu për të ofruar udhëzime bazuar në përvojat tona.
Është mitë të fillojmë me këshillën e Aminës: “Mos u fiksoni në si po filloni apo nga po filloni! Angazhohuni me një festival, drejtoni një diskutim, mbillni një pemë, pastroni komunitetin tuaj, nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është të jeni gati për të bërë një ndryshim, dhe pas kësaj, fillimi është pjesa e lehtë”. Por më pas lind pyetja: cilin nga këto aktivitete të zgjidhni? Dy janë rekomandimet e dallueshme. Agnesa sugjeron: “Filloni nga sfidat dhe barrierat tuaja. Filloni me atë që ka rëndësi për ju. Filloni nga komuniteti juaj. Aktivizmi dhe vullnetarizmi nuk duhet të kenë të bëjnë me tema që tingëllojnë shkëlqyese ose që të gjithë i mbështesin. Thjesht duhet të jetë realist dhe një shërbim që përpiqet për më mirë, duke qenë të durueshëm dhe duke e ditur se ndryshimi i vërtetë kërkon kohë”. Viola shton: “Filloni me diçka që e keni pasion. Me shumë gjasë do të gjeni persona me interesa të përbashkëta, do t’i eksploroni më tej pasionet tuaja dhe në të njëjtën kohë do të jepni një kontribut të vlefshëm për komunitetin”. Mos harroni mend, çelësi është të filloni aty ku ndiheni më të lidhur dhe të pasionuar, dhe pjesa tjetër do të pasojë natyrshëm.
Edhe pasi ta keni kaluar pengesën dhe ta keni kuptuar se ku do të filloni, veprimi si vullnetar sjell pjesën e vet të sfidave. Marr parasysh këtë, Jora rekomandon: “Mos kini frikë të kontaktoni, të bëni pyetje dhe të përfshiheni – çdo veprim mirësie dhe shërbimi, sado i vogël qoftë, mund të sjellë ndryshim në jetën e dikujt dhe në botë”. Për më tepër, është e rëndësishme të mos jeni tepër të rreptë me veten. Nëse zbuloni se një mjedis, grup ose shkak i caktuar nuk përputhet më me interesat ose vlerat tuaja, ndjehuni të fuqizuar për të eksploruar gjëra të tjera. Për sa kohë që keni ndikim pozitiv, do të ketë gjithmonë vend për ju.
Për fundi, ja reflektimi i paçmueshëm i Jehonës: “Para së gjithash, duhet të dini se të duash të bëhesh vullnetar do të thotë të duash të kryesh një akt të fortë qytetar. Dhe për këtë, ju mund të jeni krenarë për veten! Një veprim vullnetar duhet t’ju bëjë të lumtur, t’ju sjellë një ndjenjë të arritjes dhe t’ju ndihmojë të rriteni dhe të evoluoni brenda shoqërisë. Ndaj, mbi të gjitha, bëni atë që ju pëlqen më shumë, brenda një strukture apo një rrjeti që ju entuziazmon”. Fakti që po lexoni deri këtu tregon përkushtimin tuaj ndaj angazhimit qytetar, duke treguar se jeni më se të përgatitur për të ndërmarrë hapin tjetër. Jeni gati të sillni ndryshim
Ajo që është edhe më e mirë është se të gjitha ARE-të që ofrojnë këto rekomandime janë lehtësisht të qasshme në platformat e tyre në rrjete sociale. Mos ngurroni të kontaktoni
cilindo prej nesh me pyetje në lidhje me rrugëtimin tuaj në vullnetarizëm ose aktivizëm. Veç kësaj, ja disa lajme emocionuese: thirrja për 10 ARE të ardhshëm të Kosovës për t’iu bashkuar rrjetit tonë, do të lansohet pas disa muajsh. Pra, filloni të ndiqni eventet tona, njihuni me ne dhe vendosni nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij rrjeti duke filluar nga dhjetori 2024.