Prill 15, 2024 | Monday

Përfituesit në fokus: Kursantët e projektit TIK për Rritjen e Kosovës – Nora Havolli

Projekti i financuar nga BE-ja, TIK për Rritjen e Kosovës, organizoi ceremoninë e certifikimit për 198 kursantët e certifikuar që morën pjesë në programin e avancuar të trajnimit 300 orësh për TIK në shtatë module trajnimi. Trajnimi për TIK u mbajt nga trajnerë me përvojë ndërkombëtare dhe vendore. 

Certifikatat iu ndanë kursantëve që përfunduan me sukses trajnimin për TIK dhe kaluan provimin përfundimtar. Ndër të trajnuarit ishin studentë, të diplomuar (Baçelor dhe Master) dhe punonjës me një gamë të gjerë profilesh si zhvillues softuerësh, inxhinierë softuerësh, administratorë të bazës së të dhënave, analistë të bazës së të dhënave, zhvillues të bazës së të dhënave, inxhinierë të sigurisë kibernetike, analistë sigurie, menaxherë IT, inxhinierë rrjeti, analistë për të dhëna, specialistë të shkencës së të dhënave, administratorë IT, specialistë IT.

“Synimi i BE-së është shumë i qartë, për të nxitur inovacionin, për të nxitur rritjen ekonomike, për të rritur pjesëmarrjen në tregun e punës dhe për të lehtësuar ndërkombëtarizimin e sektorit TIK të Kosovës”, tha z. Tomáš Szunyog, ambasadori i BE-së në Kosovë, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së certifikatave. 

Ne folëm me disa nga të trajnuarit për të mësuar se si ata do t’i shfrytëzojnë shkathtësitë e fituara nga ky trajnim. 

Nora Havolli

Nora Havolli ka diplomën Master në Organizimin e Strategjisë së Biznesit nga Università Politecnica Delle Marche në Ankona, Itali. Ajo është një profesioniste me përvojë në fushën e bankave me përvojë të drejtpërdrejtë në sistemet financiare, marrëdhëniet me klientët dhe menaxhimin e riskut në sektorin bankar. Duke qenë se i beson misionit të të mësuarit tërë-jetësor, ajo vendosi të marrë pjesë në trajnimin e organizuar nga projekti TIK për Rritjen e Kosovës në mënyrë që të jetë e përditësuar me zhvillimet teknologjike. 

Havolli zgjodhi kursin ‘Big Data Analytics’ për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë të këtij kursi me përvojën e saj profesionale. Pasi që është e përfshirë drejtpërdrejt në analizën e të dhënave në sektorin bankar, ajo beson se kuptimi dhe interpretimi i të dhënave të mëdha është vendimtar për rritjen e biznesit. Trajnimi e ndihmoi atë të fitonte aftësi dhe njohuri të vlefshme që mund t’i aplikojë më tej në punën e saj. Ajo thekson rëndësinë e të kuptuarit të detajuar të teknikave thelbësore të kodimit dhe mundësinë për të testuar nivelin e njohurive të fituara përmes testeve praktike gjatë trajnimit. “Përfitimi më i madh nga ky lloj trajnimesh qëndron në misionin e tyre për të fuqizuar individët përmes shkathtësive dhe njohurive të nevojshme për të inkurajuar inovacionin, për të rritur produktivitetin dhe për të kontribuar në rritjen e përgjithshme të industrisë së informacionit, komunikimit dhe teknologjisë në Kosovë. Duke investuar në kapitalin njerëzor, tregu në Kosovë mund të jetë në hap me trendet botërore”, thotë ajo. 

Qëllimi i Havollit është që t’i shfrytëzojë shkathtësitë e fituara nga trajnimi për ta përmirësuar performancën e saj profesionale, por edhe për të ndjekur mundësi të mëtejshme zhvillimi në sektorin e TIK-ut.

The EU-funded project ICT for Kosovo’s Growth organised the award certification ceremony for the 198 certified trainees who participated in the 300-hour advanced ICT training programme in seven training modules. The ICT training was delivered by experienced international and local trainers. 

Certificates were awarded to trainees who successfully completed the ICT training and passed the final examination. Among the trainees were students, graduates (Bachelor and Master) and employees with a wide range of profiles such as software developers, software engineers, database administrators, database analysts, database developers, cybersecurity engineers, security analysts, IT Managers, network engineers, data analysts, data science specialists, IT administrators, IT specialists.

“The EU’s aim is very clear, to foster innovation, to drive economic growth, increase participation in the labour market and facilitate the internationalisation of Kosovo’s ICT sector,” said Mr. Tomáš Szunyog, the EU’s Ambassador to Kosovo, who was present at the award ceremony. 

We spoke to some of the trainees to learn how they will make use of the skills gained from this training. 

Nora Havolli

Nora Havolli holds a Master’s degree in Business Strategy Organization from Università Politecnica Delle Marche in Ancona, Italy. She is an experienced professional in the field of banking with direct experience in financial systems, client relations and risk management in the banking sector. Being a believer of the life-long learning mission, she decided to participate in the training organised by the ICT for Kosovo’s Growth project so that she could keep up to date with the technological developments. 

Havolli picked the Big Data Analytics course because of its direct correlation to her professional experience. Having been directly involved in data analysis in the banking sector, she believes that big data understanding and interpretation is crucial to business growth. The training helped her gain valuable skills and knowledge that she can further apply directly in her work. She highlights the importance of detailed understanding of the essential coding techniques and the opportunity to test their level of gained knowledge through practical tests throughout the training. “The greatest benefit from this kind of training stands in their mission to empower individuals with the necessary skills and knowledge to encourage innovation, increase productivity and contribute to the overall growth of the information, communication and technology industry in Kosovo. By investing in the human capital, the market in Kosovo is able to keep up with the world trends”, she says. 

Havolli’s goal is to use the skills gained from the training to improve her own professional performance but also to pursue further development opportunities in the ICT sector.