Mars 11, 2021 | Thursday

Covid19: Gratë dhe tregimet e tyre

Në mënyrë që të njihen sfidat e grave gjatë pandemisë, dhe të ritheksohet përkrahja e BE-së ndaj barazisë gjinore, Zyra e BE-së në Kosovë organizoi një fushatë e cila mes tjerash përfshinte një garë foto-tregimesh, një publikim “Gratë dhe Covid-19 – tregimet që kanë rëndësi”, dhe aktivitete tjera.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve të garës së fotografisë “COVID-19: Gratë dhe tregimet e tyre”, në të cilën garuan 80 gra, duke ndarë fotografitë dhe tregimet e tyre gjatë karantinës.