Prill 26, 2019 | Friday

EU Gender Talk fokusohet në diskutimin mbi rolin gjinor te rinia

Me 23 prill, në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicë u mbajt takimi i katërt në kuadër të EU Gender Talk.

Reyes Charle Cuellar – këshilltare ligjore në Zyren e Bashkimit Evropian në Kosovë/EUSR e moderoi takimin me rreth 40 përfaqësues të shoqërisë civile nga Prishtina dhe Mitrovica e Veriut, në një temë e cila nxiti debat të mirëfilltë dhe produktiv.

47678301711_8a46bb73eb_b

Lendi, aktivist për të drejtat e njeriut nga Prishtina, reflektoi mbi faktin se si familja ka pasur të tjera pritshmëri nga ai kur ishte një vajzë, ndërsa tani që po kalon nëpër tranzicion për tu kthyer në djalë – familja ka të tjera pritshmëri dhe kësisoj ndërton një realitet tjetër.

Filipi nga Mitrovica, pjesë e grupit të pjesëmarrësve, tregoi se si një numër i madh i qeverive në Ballkan drejtohet nga meshkujt, ndërsa gratë duhet të punojnë dyfish dhe me më shumë vështirësi nëse duan të marrin fronin e këtyre qeverive dhe të punojnë në pozita vendimmarrëse.

32735195377_d330418bb8_b

EU Gender Talks ‘Because we make a difference’ është një seri e diskutimeve që organizohet nga EUICC dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Në fund të vitit do të vijojë botimi i një publikimi me të gjitha rekomandimet nga këto takime, bashkë me tregimet e grave të suksesshme kosovare.