Prill 28, 2023 | Friday

Rrugëtimi i Lorena Krasniqit si anëtare e klubit “Bonu Burrë”

Lorena Krasniqi, 17 vjeçare nga Prishtina dhe nxënëse e shkollës së mesme, ia ka kushtuar përpjekjet e saj promovimit të barazisë gjinore në komunitetin e saj. Ajo i kuptoi që e vogël efektet e patriarkalizmit dhe përpiqej të luftonte kundër tyre.

Që e vogël, Lorena e vërente se normat gjinore shoqërore në komunitetin e saj diktojnë ndarjen e pasurisë, vendimmarrjen dhe aspekte të tjera të jetës, të cilat shpesh i vendosin gratë në disavantazh. Duke dëshmuar pabarazi brenda vetë familjes së saj, brenda saj u formua pasioni i thellë për avokim dhe për nxitje të ndryshimit. Por ajo ishte gjithashtu e vetëdijshme se përvoja e familjes së saj nuk është e izoluar, dhe se normat gjinore e kanë përjetësuar pabarazinë për gjenerata me radhë. Grave u mohohet shpesh qasja në trashëgimi dhe përjashtohen nga vendimmarrja në familje, duke e përjetësuar ciklin e pabarazisë. 

Në moshën e re 17 vjeçare, Lorena është hedhur pa frikë në biseda kuptimplota me bashkëmoshatarët e saj për temën e barazisë gjinore. Në nëntor 2021, organizata YMCA vizitoi shkollën e saj, kua ajo u njoh me programin e tyre Nisma e Burrave të Rinj (YMI), një program që inkurajon të rinjtë dhe të rejat të luajnë rol aktiv në luftën për barazi gjinore dhe sfidimin e stereotipeve dhe sjelljeve të dëmshme gjinore që kontribuojnë në dhunën dhe diskriminimin në baza gjinore. Që në fillim, ajo shfaqi shumë interes për klubin “Bonu Burrë” të YMI-së, i cili synon të ndryshojë këndvështrimet dhe të luftojë konstruktet shoqërore. Klubi organizon takime dhe diskutime për tema të ndryshme si të drejtat riprodhuese, edukimi seksual dhe shëndeti mendor.

Aktivitetet dinamike dhe diskutimet e gjalla të mbajtura nga klubi kanë luajtur rol kyç në transformimin e Lorenës nga një adoleshente në një vajzë të pjekur e të përgatitur. Së bashku me bashkëmoshatarët e saj, Lorena ka pësuar ndryshime të rëndësishme në bindjet dhe qëndrimet e saj. Për shembull, ajo e ka kuptuar se konstruktet sociale kërkojnë padrejtësisht prej burrave që t’i shtypin emocionet, ndërsa në të njëjtën kohë i portretizojnë gratë si të dobëta dhe të cenueshme.

Përmes përpjekjeve të saj të palëkundura, krahas atyre të klubit, ajo ka hedhur dritë me sukses mbi ndikimin e dëmshëm të normave gjinore dhe rëndësinë e trajtimit të çdo individi me barazi. Klubi parqet një bastion të shpresës për Lorenën dhe të rinj të panumërt që mendojnë njësoj, duke i fuqizuar ata të artikulojnë opinionet e tyre pa frikë se do të gjykohen apo përjashtohen. Lorena dëshiron të inkurajojë më shumë bashkëmoshatarë të saj që t’i bashkohen klubit dhe t’i vetëdijesojë se nuk ka luftë gjinore dhe se burrat dhe gratë janë qenie njerëzore me të drejta të barabarta.