Shtator 11, 2019 | Wednesday

Bisedë Inspiruese me Arta Istrefi – Jahja

Me 10 shtator, Europe House – Shtëpia e Evropës në Prishtinë mirëpriti Arta Istrefi Jahjën, një grua e suksesshme e cila ndau me audiencën tregimin e saj të sukseseve dhe dështimit.

Istrefi, një bursiste e bursës prestigjioze Chevening, tregoi para të pranishmëve se cilat janë mënyrëat më të mira për të qenë kandidat serioz për ta fituar bursën e cila më pas hapë shumë dyer për përfituesit nga mbarë bota. Istrefi ka studiuar në Angli, me anë të kësaj burse.

Arta Istrefi – Jahja ka studiuar në Universitetin e Notinghemit ndërsa me kthimin e saj në Kosovë iu bashkua ekipit të USAID me anë të projektit EMPOWER, si specialist e konkurrueshmërisë.

Audienca pati shumë pyetje për Artën, mbi pikat e forta që duhet shfrytëzuar në aplikacionin për Chevening Sccholarship.

Kjo ngjarje ishte pjesë e Bisedave Inspiruese të BE-së të cilat mbahen çdo muaj në Shtëpinë e Evropës në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut.