Maj 11, 2019 | Saturday

Europe House, vendi ku BE-ja takon qytetarët dhe vizionet e tyre

Europe House – Shtëpia e Evropës i ka hapur dyert e saj.

Me datë 6 maj 2019, hapja e Shtëpisë së Evropës – Europe House u festua me anë të dy ekspozitave, asaj nga Gresa Islami dhe Alban Nimani dhe performancës së DJ me Pumio Space, Rrrron dhe Altin Boshnjaku.

Dikur EUICC, tash Europe House ka një lokacion të ri por do të vazhdojë të shërbejë si hapësirë ku qytetarët mund të informohen më shumë për mundësitë e ndryshme në BE, duke u njoftuar kështu edhe me politikat e BE-së.

Gjatë aktiviteteve në kuadër të Ditës së Evropës, momente të rëndësishme ishin edhe Panairi me Shtetet Anëtare të BE-së në Kosovë, koncerti i grupit Artan Lili në Mitrovicë, koncerti i Olen Cesarit dhe International Clandestine Orchestra në Prishtinë.

Ne ju presim që të na bashkoheni në Europe House dhe të merrni pjesë në aktivitetet tona për çdo muaj, njëjtë edhe për të organizuar ngjarjet të cilat ju i dëshironi.