Prill 21, 2016 | Thursday

DISKUTIME E BE Politika e Gjithëpërfshirjes: Sfidat dhe Mundësitë për Veriun e Kosovës

Me 14 prill, Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së (QIKBE) në Mitrovicë Veriore organizoi debatin Bisedimet e BE-së për Politikën e Gjithëpërfshirjes: Sfidat dhe Mundësitë Veriun e Kosovës.

Qëllimi i këtij debati ishte ngritja e vetëdijes rreth rëndësisë së përfshirjes së fëmijëve me nevoja te veçanta në shkolla. Me këtë qëllim parasysh, QIKBE ishte nikoqire e personave, puna dhe dedikimi i të cilëve ndaj gjithëpërfshirjes i ka kontribuuar ngritjes dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të sistemit arsimor në Veriun e Kosovës.

Znj. Goranka Kragoviq, mësuese me përvojë në kopshtin e fëmijëve Danica Jaramaz, shpjegoi qëllimin se pse duhet të theksohet gjithëpërfshirja në shkolla si dhe përmes sistemeve të ndryshme mbështetëse, projekteve dhe punëtorive. Pasi që është kontakti i parë i fëmijës me arsimimin formal, mësuesit e kopshtit luajnë një rol jetik për themelimin e reagimit dhe zhvillimit të duhur në etapat e hershme të zhvillimit mental të fëmijës. Ajo, gjithashtu, theksoi edhe nevojën që mësuesi duhet të ketë nivelin e duhur të dhembshurisë dhe ndjeshmërisë, si parakushte për ofrimin e ndihmës së duhur për nxënësit e tyre.

 

“Roli i mësuesit është të gjejë qasjen e duhur për nevojat e nxënësit” tha Goranka. Duke qenë e përfshirë në projekte të ndryshme për gjithëpërfshirje dhe kujdes për fëmijë, Goranka i ka kontribuuar edhe integrimit të suksesshëm të disa fëmijëve me nevoja të ndryshme të veçanta në shkolla dhe kurrikula të ndryshme.  

Edhe drejtori i shkollës fillore Branko Radičeviq, Z. Ivan Zaporozac, foli për rëndësinë e ofrimit të mundësive dhe kujdesit të barabartë për të gjithë fëmijët. “Është me rëndësi që të inkurajohen të gjithë fëmijët që të shoqërohen me njëri tjetrin, dhe përkundër dallimeve ta bëjnë secilin fëmijë të ndjehet si pjesë e shoqërisë” Z. Zaporozac shtoi. Qasja e tij mendje hapur dhe bashkëkohore rreth menaxhimit të shkollës, e cila vërehet më së shumti në bashkëpunimin me institucionet dhe organizata të ndryshme, si dhe kredibiliteti i tij i tërësishëm ka përmirësuar cilësinë e shkollimit fillor në komunitet.  

Koordinatori i Projektit të Save the Children, Z. Jovan Vladisavljevic, që mbështetë gjithëpërfshirjen në komunat e veriut, ofroi mendimin e tij rreth kushteve dhe dallimeve të përgjithshme sa i përket gjithëpërfshirjes së suksesshme në shkolla. Si një pionier i gjithëpërfshirjes në Kosovë, Save the Children ka për qëllim që të krijojë marrëdhënie në mes të komunave dhe shkollave, por gjithashtu edhe të përmirësojë shkathtësitë, njohuritë dhe pjesëmarrjen e fëmijëve dhe prindërve në ligjet dhe strategjitë për arsim.

Kjo ngjarje është pjesë e fushatës dy-mujore së QIKBE-së mbi Arsimin dhe Shkrim-Leximin.